Aktualitet

Alarmi nga Ambasada Amerikane/ Mediu: Nuk zgjidhen me deklarata politike, thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Alarmi nga Ambasada Amerikane/ Mediu: Nuk zgjidhen me deklarata politike,
 

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një situate serioze që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet më të larta të shtetit. Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë tensionet me Iranin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vendimet e Kuvendit, nuk mund të kalohen me deklarata politike apo retorikë të zakonshme.

Mediu kritikoi mazhorancën për mungesë reflektimi dhe serioziteti në trajtimin e çështjeve të sigurisë, ndërsa ngriti shqetësimin për paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë, të cilat ai i cilësoi si sinjale që burojnë nga analiza të thelluara të shërbimeve inteligjente.

“Unë i kërkoj Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar një situatë e cila nuk mund të kapërcehet thjesht me deklarime këtu në kuvend, as me politizimin e kësaj çështjeje. Po ju kërkoj edhe ju, zoti kryetar, si numri dy në hierarkinë protokollare të shtetit dhe ish-ministri i Mbrojtjes që t'i kërkoni Presidentit të Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Arsyet janë më se të shumta. E para, Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin që në kohën kur ka pranuar këtu rezistencën iraniane. E dyta, Shqipëria ka larguar shërbimin diplomatik iranian dhe ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

E treta, para një jave këtu është miratuar një rezolutë që ka të bëjë me shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Dhe nuk besoj që kjo ishte çështje e një dëshire apo e një lloj pozicioni të pathelluar të Kuvendit të Shqipërisë, për sa kohë Garda Revolucionare është një organizatë terroriste, kërkohet që ne të kemi një analizë, një qëndrim me problemet e mundshme që mund të vijnë për shkak të kësaj marrëdhënie që kemi. Për më tepër, deklarata e djeshmë e Ambasadës Amerikane nuk besoj që është vetëm një thirrje që ka të bëjë me qytetarët amerikanë, sepse ka të bëjë me territorin e Shqipërisë dhe nuk është një thirrje që vjen thjesht e analizuar nga disa individë në Ambasadën Amerikane, por siç punojnë shtete të rëndësishme, është një analizë që vjen nga shërbime inteligjente, nga informacione përsa i përket kërcënimeve në territorin e Shqipërisë. Prandaj, zoti kryetar, mendoj që të kthehemi dhe ta mendojmë veten si vend anëtar i NATO-s.

 I vetmi vend i cili nuk ka Këshill të Sigurisë Kombëtare që të mblidhet dhe të bëjë një analizë dhe të dalë me qëndrime të caktuara në koordinim me institucionet, por edhe me Kuvendin e Shqipërisë. Është naive, po ju them deri idioteske, që ne të dalim me qëndrime që duke qenë vend anëtar i NATO-s e kemi garantuar vendin tonë nga çdo gjë. Nuk po flasim këtu për kërcënime konvencionale, po flasim për akte subversive, kërcënime të cilat vijnë drejtpërdrejt në cënim të jetës së qytetarëve shqiptarë, të infrastrukturës kritike, me impakt jo të vogël në sigurinë e vendit tonë. Prandaj ju bëj thirrje juve si numri dy i shtetit sipas hierarkisë protokollare që t'i kërkoni në emër të Kuvendit të Shqipërisë Presidentit të Republikës, për sa kohë ka marrë atë detyrë dhe paguhet për atë detyrë, që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,“ tha Mediu.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë