Sport

Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën në Iran dhe opsionin e Partizanit...

Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën

TIRANE - Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. Sot, mes stërvitjeve te Partizani dhe ankthit për situatën në Iran, ku aktivizohet me Esteghlalin, Asani thyen heshtjen, në këtë intervistë ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa. 

Për shumëkënd, Shqipëria luajti si e barabartë, por rezultati në tabelë nuk e pasqyroi atë që u dha në fushë. Asani tregon se si u përjetua brenda grupit ai moment, ku fati na ktheu shpinën. “Me thënë të drejtën ka qenë në përgjithësi një rrugëtim i mirë, pasi kemi fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritëm deri në play-off, por ndonjëherë futbolli është i padrejtë.

Në Poloni ne patëm rastet tona për të bërë golin e dytë, por në futboll siç i thonë asaj shprehje, po nuk shënove do e pësosh. Kur je në tribunë e sheh ndryshe, Bajrami bëri çdo gjë shumë mirë, por ndonjëherë nuk shkon topi në portë, nuk ke fat. Ai është i mërzitur shumë, kishte shansin të bënte golin e dytë, por nuk ka qenë e shkruar”, Jasar Asani, futbollist i Kombëtares.

Edhe pse qëndrimi në tribunë mund të krijonte hatërmbetje, Jasir Asani tregon pjekuri profesionale duke vlerësuar punën e teknikut brazilian dhe unitetin e skuadrës, pavarësisht zgjedhjeve teknike.

“Kush nuk ka qejf me qenë në fushë, unë mund të isha pak i mërzitur sepse edhe mund të luaja, por për atë vend trajneri vendos. Unë i jam shumë falënderues Sylvinhos sepse ai më solli në Kombëtare. Ai që kur ka ardhur ka bërë një punë të jashtëzakonshme, u kualifikuam në Europian, tani ishim shumë afër play-off-it dhe merita i shkon atij. Grupin e ka pasur gjithmonë me vete dhe e ka”, shton ai.

Larg fushës së blertë të Kombëtares, jeta e Asanit është ndërlikuar nga situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme. I bllokuar në Tiranë, ai tregon vështirësitë e komunikimit me klubin e tij dhe pasigurinë e kontratës në një vend në luftë.

“Kontakte kam me lojtarët dhe klubin, por shumë pak sepse ata nuk kanë internet gjithë ditën, kanë vetëm 3-4 orë. Ishalla sa më shpejt vjen paqja. Ata nuk duan që të iki, më duan aty, por mbetet për t’u parë se sa duhet të pres sepse kështu pa stërvitje është shumë e vështirë. Rroga vazhdon, por është problem se s’ke si me e marrë rrogën se atje është luftë. Atje nuk funksionon tani asgjë”, theksoi ai.

Në këtë periudhë pritjeje, sulmuesi i është rikthyer rrënjëve në Shqipëri. Stërvitja me Partizanin nuk është vetëm çështje forme, por një nevojë shpirtërore për t’u ndjerë sërish pjesë e një familjeje.

“Normal ajo është shtëpia ime, në Shqipëri e kam thënë vetëm Partizani. Stërvitja te Partizani është një ambient që e njoh, këtu kam dalë kampion dhe ndihem shumë mirë. Ishalla del Partizani kampion, por duhet me i marrë ndeshjet një nga një, sidomos me ndeshjet e vogla se janë ato që ta humbin kampionatin”, përfundoi Asani.

Për Jasir Asanin, kjo pranverë e vitit 2026 nuk ngjan me asnjë tjetër. Mes nostalgjisë për atë gol që nuk erdhi në Varshavë dhe shpresës për t’u rikthyer në fushë diku ku ka paqe, ai mbetet i fokusuar. Siç thotë edhe vetë: Futbolli ka dhe të mirat dhe të këqijat që duhet t’i mbash vetë përsipër. Tani, i mbetet kohës të vendosë se ku do të jetë destinacioni i radhës i “mëngjarashit” të kuqezi.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh