
BRITANI- Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për të vijuar më tej me angazhimet, aktivitetet personale dhe projektet e tyre të biznesit ndërkohë që fëmijët e tyre pritet të ndjekin shkollën në Britani.
Burimet pretendojnë se Mbreti Charles III është një nga arsyet kryesore pas këtij rikthimi të dukës dhe dukeshës së Sussex-it i cili ka pohuar se do të jëtë i lumtur të kalojë kohë më ta përsa i përket aspektit privat ndërsa do të konsiderohen si pjesëtarë të familjes mbretërore pa detyra zyrtare.
Harry dhe Meghan do të jetojnë në një rezidencë që nuk është në pronësi të familjes mbretërore. Rikthimi i tyre në Mbretërinë e Bashkuar vjen pas deklaratave të tyre për tu zhvendosur nga detyrat si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të bëhen financiarisht të pavarur.
Mesa duket rikthimi i tyre në Britani do tu japë atyre mundësinë për realizimin e projekteve të cilat muaj më parë kanë rezultuar si jo të suksesshme.